Lidhje

Akt-padi ndaj dy izraelitëve për vrasje


Izraeli ka ngritur akuza për vrasje ndaj dy izraelitëve për rolin e tyre në një sulm me vënie zjarri me qëllim në Bregun Perëndimor korrikun e kaluar, që shkaktoi vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje palestineze, përfshirë një fëmijë 18 muajsh që u dogj për vdekje në krevatin e tij.

Ndaj një 21 vjeçari u ngrit akt-padi për vrasje dhe një minoren u akuzua si bashkëpunëtor në vrasje.

Ministria e Drejtësisë tha se gjithsej, katër persona po akuzohen “për përfshirje në një gamë të gjerë aktivitetesh të rënda terroriste kundër arabëve dhe pronave të tyre”.

XS
SM
MD
LG