Lidhje

Izrael: Merret në pyetje kryeministri Netanyahu


Në Izrael, policia mori të premten për herë të parë në pyetje kryeministrin Benjamin Netanyahu, lidhur me një çështje korrupsioni, që përfshin kompaninë më të madhe të telekomunikacioneve të vendit, Bezeq.

Sipas mediave, hetuesit e morën në pyetje zotin Netanyahu ndërsa bashkëshortja e tij Sara, po merrej në pyetje në një tjetër vend.

Policia thotë se ka akuza që pronarët e kompanisë Bezeq Telecom i kishin ofruar favore Netanyahut dhe bashkëshortes së tij, në këmbim të lehtësimeve në rregullatorët e telekomunkacionit.

Kryeministri Netanyahu dyshohet për marrje rryshfeti edhe në raste të tjera, për të cilat ai ka thënë se nuk ka shkelur ligjin dhe se akuzat ndaj tij janë një gjueti shgrigash nga ana e mediave.

Javën e kaluar dy ndihmës të zotit Netanyahu u arrestuan nën dyshimet për nxitjen e rregullatorëve me vlerën e qindra miliarda dollarëve në favor të kompanisë Bezeq.

Sipas njoftimeve, komplikimet ligjore për kryeministrin izraelit janë duke u shtuar. Deri tani ka 4 çështje nën hetim, për të cilat ai dyshohet se ka lidhje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG