Lidhje

Vriten tre komandantë të Hamasit


Smoke rises as Palestinians stand atop the rubble of a house, which witnesses said was destroyed in an Israeli air strike, in Rafah in the southern Gaza Strip August 20, 2014. Hamas militants in the Gaza Strip fired rockets at Israel for a second day on W
Smoke rises as Palestinians stand atop the rubble of a house, which witnesses said was destroyed in an Israeli air strike, in Rafah in the southern Gaza Strip August 20, 2014. Hamas militants in the Gaza Strip fired rockets at Israel for a second day on W

Grupi Hamas thotë se sulmet ajrore të Izraelit në jug të Gazës kanë shkaktuar vrasjen e tre komandantëve të lartë të grupit.

Zyrtarët thonë se bombardimet të enjten në mëngjes në Rafah, shkatërruan një shtëpi katër katëshe dhe vranë të paktën 5 persona.

“Në orën dy e gjysmë të mëngjesit ndërsa po flinim, ra raketa e parë, pastaj e dyta, e treta dhe më pas edhe katër të tjera. Nuk pati asnjë parlajmërim, sulmi ishte i papritur. Njerëzit po kërkojnë tani për trupa dhe shtëpitë kanë përsuar dëme të rënda. Nuk ka si bëhet më keq”, thotë ky banor i Rafahut.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite e konfirmoi vrasjen e dy komandantëve të Hamasit, Mohammed Abu Shamaleh dhe Raed al-Attar, duke thënë se ata ishin përgjegjës për “sulme terroriste kundër Izraelit”, përfshirë vrasjen e ushtarëve izraelitë dhe rrëmbimin në 2006 të ushtarit Gilad Shalit.

Sulmi i sotëm ishte pjesë e asaj që Izraeli e quan fushatë ajrore kundër 20 objekteve në territoret palestineze në përgjigje të sulmit të militantëve me raketa.

Sulmi vjen një ditë pas vrasjes nga sulmet ajrore të gruas dhe fëmijës foshnje të udhëheqësit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, shprehu “shqetësim të thellë” dje për rifillimin e dhunës, e cila ishte ndërprerë për 10 ditë për t’u dhënë shans bisedimeve të paqes.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës dhe për një armëpushim humanitar të menjëhershëm. Anëtarët e Këshillit të Sigurmit shprehën shqetësim të thellë për humbjen e jetës së civilëve. Këshilli i Sigurimit mbështet plotësisht nismën egjiptiane dhe u bën thirrje palëve të rifillojnë negociatat që sa më shpejt të arrijnë në një armëpushim afat-gjatë dhe të qëndrueshëm”, thotë Mark Lyall, ambasadori britanik në OKB.

Të paktën 2050 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionet më 8 korrik, për të ndaluar sulmet me raketa nga Hamasi dhe për të shkatërruar tunelet e nëndheshme të përdorura nga ky grup. Izraeli thotë se nga radhët e tij kanë humbur jetën 64 ushtarë dhe tre civilë. Palestinezët kërkojnë që Izraeli t’i japë fund bllokadës së Gazës, ndërsa Izraeli kërkon çmilitarizmin e Hamasit.

XS
SM
MD
LG