Banorët e një vendbanimi hebraik akuzohen se u kanë vënë zjarrin dy shtëpive në Bregun Perëndimor nën kontrollin e Izraelit, duke djegur për vdekje një djalë të vogël palestinez dhe plagosur katër anëtarë të familjes së tij.
Turma njerëzish dolën në rrugë në Douma për funeralin e vogëlushit Ali Saad Dawabshas, trupi i të cilit ishte mbuluar me një flamur palestinez.
Shumë vetë morën pjesë në protesta dhe pati përleshje sporadike mes izraelitëve dhe palestinezëve ndërsa përhapej lajmi për vdekjen e djalit 18 muajsh.