Lidhje

Luftime të ashpra në Gazë


Në Gazë, edhe sot pati luftime të ashpra, megjithëse Egjipti po u bën trysni Izraelit dhe palestinezëve që të bien dakord për një armëpushim të ri, i cili të mund të zgjasë të paktën një muaj.

Sulmet ajrore izraelite lanë tetë të vrarë në Gazë në ditën e 49-të të konfliktit në këtë enklavë palestineze. Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit kishin hedhur 80 raketa në Izrael, por pa shkaktuar viktima.

Ndërkohë, Egjipti po u kërkon palëve të ndalin luftimet dhe të rifillojnë negociatat për një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë. Egjipti ka propozuar hapjen kalimeve kyçe për në territorin e bllokuar të Gazës dhe lejimin e ndihmave humanitare e materialeve për rindërtimin.

Zyrtarët palestinezë dukeshin të gatshëm për të pranuar kushtet e propozimit egjiptian, por nga Izraeli ende nuk ka pasur përgjigje.

XS
SM
MD
LG