Lidhje

Itali, arrestohet kapiteni i anijes së fundosur afër Lampeduzës


Italia ka arrestuar një burrë tunizian që besohet të jetë kapiteni i anijes që transportonte qindra emigrantë afrikanë e cila u fundos në brigjet jugore të ishullit Lampeduza javën e kaluar.

Arrestimi i djeshëm i burrit 35-vjeçar ndodhi ndërkohë që zhytësit vazhduan të nxjerrin trupa të tjerë nga rrënojat e anijes, duke e quar numrin e të vdekurve në 275 vetë.

Në anije po udhëtonin rreth 500 njerëz, shumica emigrantë nga Eritrea dhe Somalia, pjesë e një vale emigrantësh afrikanë që përpiqen të hyjnë në territorin evropian. Vetëm 155 të mbijetuar janë shpëtuar.

Ky ishte një nga incidentet më të rënda të vetme që përfshinte emigrantë ekonomikë dhe refugjatë të cilët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun nga Afrika në kërkim të një jete të re në Evropë.
XS
SM
MD
LG