Lidhje

Itali: Operacion i madh antidrogë, 40 arrestime


Itali: Operacion i madh antidrogë, 40 arrestime
Itali: Operacion i madh antidrogë, 40 arrestime

Policia italiane njoftoi sot për një operacion të madh kundër një sindikate të trafikut ndërkombëtar të drogës që ka çuar në rreth 40 arrestime.

Policia tha se kishte konfiskuar qindra kilogramë kokainë të zbuluar në konteinierë në portet jugore të Italisë. Droga besohet se ishte dërguar për organizatën kriminale Ndrangheta që vepron në Kalabrinë jugore. Mendohet se ajo kishte ardhur nga kartelet kolumbiane dhe meksikane të drogës.

Arrestimet u kryen në Italinë jugore, në Siçili dhe në rajonin verior të Lombardisë. Pesë mandat-arreste janë lëshuar për shtetas në Holandë dhe Spanjë si dhe tre të tjera për persona në Shtetet e Bashkuara, Venezuelë dhe Kolumbi.

XS
SM
MD
LG