Lidhje

Dy policë të plagosur në Itali


Një prokuror tha se politikanët italianë ishin objektivi i një personi të armatosur që plagosi dy policë jashtë zyrës së kryeministrisë sot në Romë.

Sulmi erdhi ndërsa Kryeministri italian Enrico Letta dhe kabineti i tij po bënin betimin një kilometer larg në zyrën presidenciale, në një kohë që janë rritur tensionet politike në vend.

Dy policët e plagosur pritet t’i mbijetojnë plagëve, por njëri prej tyre është qëlluar në qafë dhe vazhdon të jetë në gjendje serioze. Policia ishte në gjendje ta arrestonte të dyshuarin pak pasi hapi zjarr sot në mëngjes.

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Brendshëm Angelino Alfano tha se pas hetimeve paraprake, zyrtarët besojnë se sulmi ishte "një gjest i izoluar", kryer nga "një burrë 49-vjeçar i papunë", i cili me sa duket "kishte kërkuar të kryente vetëvrasje. "
XS
SM
MD
LG