Lidhje

Qeveria italiane miraton masa shtrënguese për balancimin e buxhetit


Qeveria italiane miraton masa shtrënguese për balancimin e buxhetit
Qeveria italiane miraton masa shtrënguese për balancimin e buxhetit

Qeveria e Italisë, në një përpjekje për të balancuar buxhetin e saj në dy vjet, ka miratuar shkurtime të mëdha të buxhetit të kërkuara nga Banka Qendrore Evropiane, megjithë kundërshtimin e fortë nga udhëheqësit rajonalë të cilët thonë se masat do të dëmtojnë të varfrit.
Pjesëmarrësit në mbledhjen e kabinetit thanë se masat shtrënguese përfshijnë shkurtime me vlerën 20 miliard euro për vitin e ardhshëm dhe 25 miliard euro për vitin 2013.
Paketa e re ka për qëllim balancimin e buxhetit të Italisë deri në vitin 2013, ndërkohë që në këmbim të kësaj Banka Qendrore Evropiane do të mbështesë bonot e thesarit të Italisë. Normat e interesit të bonave të thesarit u rritën javën e kaluar, duke rritur frikën e investitorëve se Italia mund të detyrohet të kërkojë ndihmën ndërkombëtar për të zgjidhur problemin e borxhit.

Ministri italian i financave, këtë javë ka thënë se borxhi, që tani ka arritur në kuotën 120 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, është “i jashtëzakonshëm” dhe tregon se ligjet aktuale të buxhetit nuk janë duke funksionuar.

Ndërkohë, tregjet e aksioneve në Evropë u rriten të premten për të dytën ditë me radhë, ndërkohë që edhe në Shtete e Bashkuara tregjet e aksioneve shënuan përparime.

XS
SM
MD
LG