Lidhje

Italia përballet me valë të reja imigrantësh nga Afrika Veriore


Italia përballet me valë të reja imigrantësh nga Afrika Veriore
Italia përballet me valë të reja imigrantësh nga Afrika Veriore

Një numër gjithnjë e më i madh imigrantësh të paligjshëm vazhdon të jetë shqetësimi kryesor në Lampedusa, pasi dje në ishullin jugor të Italisë mbërritën rreth 400 imigrantë tjerë.

Rreth 5 mijë persona tjerë nga Afrika Veriore ndodhen në këtë ishull mesdhetar italian, duke u barazuar me numrin e popullatës lokale dhe duke shtuar frikën për një krizë sanitare.

Zyrtarja e Organizatës Ndërkombëtare për Imigracionin, Titi Salzano, tha se situata po fillon të përmirësohet pasi portet janë pastruar dhe ajo shtoi se imigrantëve po u jepen sot pako sanitare.

“Falë një urdhëri nga rajoni i Sicilisë, portet janë pastruar dhe vërehen disa ndryshime. Ne po fillojmë shpërndarjen e pakove sanitare dhe shpresojmë që situata do të përmirësohet.”

Në përpjekje për të lehtësuar gjendjen në këtë ishull, autoritetet italiane dje kanë transportuar me anije 550 imigrantë dhe 400 të tjerë përmes transportit ajror nëpër qendra tjera të pritjes në qytetet jugore italiane përfshirë Barin, Krotonen dhe Foxhian.

Ministri italian i mbrotjes Ignazio La Russa tha se janë identifikuar disa vende të pritjes në mbarë Italinë për strehimin e imigrantëve ndërkohë që po shqyrtohet statusi i tyre. Italia ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për çështjen e imigrantëve.

Që nga fillimi i këtij viti, gati 15 mijë imigrantë, kryesisht tunizianë, kanë arritur në ishullin e vogël me një qendër të pritjes që mban vetëm 800 persona.

“Gjithë këta njerëz kanë ardhur këtu për një jetë më të mirë, në Tunizi tani është mirë.”- thotë ky imigrant nga Tunizia.

Tunizianët po ikin nga konfuzioni i krijuar në vendin e tyre pas protestave dhe rrëzimit të presidentit autokrat Zine Al Abidine Ben Ali me 14 janar të këtij viti.

XS
SM
MD
LG