Lidhje

Itali: 16 nxënës humbin jetën në një aksident


Një autobus me nxënës hungarez është aksidentuar në Italinë veriore gjatë natës duke lënë të vrarë 16 veta.

Autobusi me të cilin po udhëtonin nxënës të moshave 14 deri në 18 vjeç, u përplas për një shtyllë betoni dhe u përfshi nga flakët në afërsi të Veronës pak para mesnatës.

Të paktën 54 udhëtarë përfshirë të rritur që po shoqëronin nxënësit dhe dy shoferë ishin në autobus. Nga ta 39 janë dërguar në spitalet e Veronës.

Autobusi që ishte nisur nga Franca po udhëtonte nëpërmjet Italisë drejt Budapestit.

XS
SM
MD
LG