Lidhje

Lombardi, Veneto votojnë për më shumë autonomi nga Roma


Dy rajone të pasura italianë votuan më shumicë për më shumë autonomi nga Roma në referendumet e së dielës.

Votime u mbajtën në Veneto - rajoni verior që përfshin edhe parajsën turistike të Venedikut dhe në Lombardi, një rajon tjetër verior ku atraksioni kryesor është qyteti i Milanos.

Presidentët e të dy rajoneve thanë se mbi 9 për qind e atyre që votuan u shprehën në mbështetje të autonomisë më të gjerë.

Referendumet nuk janë detyruese, por të dy presidentët thanë se zëri i popullit u jep atyre mandat më të fortë dhe ndikim më të madh kur të hapin bisedimet me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni.

Udhëheqësit e të dyja rajoneve duan të mbajnë për vetë me shumë të ardhura nga taksat dhe të kenë ndikim më të madh në çështjet që kanë të bëjnë me arsimin, migrimet, sigurinë dhe mjedisin.

Referendumet ndodhin në një kohë kur Evropa po ndjek me vëmendje zhvillimet në rajonin e pasur spanjoll të Katalonjës, që votoi për pavarësi nga Madridi i cili ka vendosur të pezullojë autonominë e rajonit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG