Lidhje

Emigrantët e shpëtuar libianë arrijnë në Itali


Grupi i parë i emigrantëve që u shpëtuan në brigjet e Libisë, mbërriti në Itali sot në mëngjes.
Autoritetet thonë se Roja Bregdetare Italiane dhe anije tregëtare shpëtuan rreth 700 vetë nga varkat e mbingarkuara të premten. Pjesa tjetër e emigrantëve pritet të mbërrijë po sot. Operacioni i shpëtimit vjen disa ditë pasi 300 vetë nga Afrika e Veriut vdiqën ndërsa përpiqeshin të kapërcenin Detin Mesdhe me gomone.

XS
SM
MD
LG