Lidhje

Përmbyset një tjetër anije pranë Italisë


Zyrtarët italianë thonë se një anije me azil-kërkues u përmbys pranë Siçilisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 34 vetëve, në incidentin e dytë të kësaj natyre brenda muajit.

Zyrtarët thonë se mbi 200 emigrantë u shpëtuan në operacione të përbashkëta nga marina italiane dhe ajo e Maltës. Me anijen po udhëtonin 400 pasagjerë. Dëshmitarët thanë se barka u përmbys ndërsa pasagjerët po përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen e një avioni që po kalonte.

Në një deklaratë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, tha se shumica e refugjatëve ishin sirianë dhe palestinezë dhe se pjesa më e madhe e të vdekurve ishin fëmijë dhe gra.

Roja Bregdetare italiane tha se kishte marrë një telefonatë nga anija që kërkonte ndihmë. Një avion ushtarak nga Malta e diktoi anijen dhe lëshoi një gomone shpëtimi. Zyrtarët thonë se helikopterët dërguan të lënduarit në ishullin e Lampeduzës, rreth 100 kilomentra nga vendi ku u fundos anija.

Incidenti ndodh disa ditë pasi një anije me emigrantë afrikanë u fundos në të njëjtin ishull, duke vrarë rreth 359 njerëz. Sot u gjetën 20 trupa të reja nga aksidenti i javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG