Lidhje

Italia ndalon 8 të dyshuar për trafikime


Një prokuror italian thotë se autoritetet kanë ndaluar tetë të dyshuar si trafikantë për vdekjen e 49 emigrantëve të bllokuar brenda një anijeje të tejmbushur peshkimi gjatë fundjavës.

Prokurori Michelangelo Patane tha sot në Catania se një maroken ishte kapiteni i anijes, ndërsa shtatë të tjerët: katër libianë, dy marokenë dhe një i mitur sirian, përdorën dhunë për të ruajtur rregullin.

Prokurori Patane tha se në hangar nuk mund të merrje frymë për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe tymrave të motorit dhe trafikantët i goditën ata që donin të dilni me rripa mesi dhe i shkelmuan në kokë “duke mos u dhënë një shans për të mbijetuar”.

XS
SM
MD
LG