Lidhje

Itali, aksident me tren, vriten dy persona


Media në Itali njoftoi të enjten se një tren u përplas me një kamion që kishte ndaluar tek një vendkalim hekurudhor, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, disa prej tyre rëndë.

Në aksidentin që ndodhi të mërkurën në darkë vonë në Italinë veriore, pranë Torinos, u vra edhe trenisti.

Treni rajonal, me dhjetra pasagjerë në bord, goditi kamionin me ngarkesë të rëndë, që kishte ndaluar tek një vendkalim i hekurudhës, pasi ishte përplasur me pengesën e kryqëzimit.

Disa vagonë të trenit dolën nga shinat gjatë përplasjes, që është duke u hetuar nga policia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG