Lidhje

Ivanka: Trump mund të sjellë ndryshime


Ivanka Trump, mbajti mbrëmë në Klivlend të Ohios një fjalim të gjatë, me të cilin prezantoi babanë e saj, kandidatin republikan për president Donald Trump, si njeriun që mund të sjellë me të vërtetë ndryshime në vend.

Ajo tha se fjala është për ndryshim të vërtetë, të llojit që nuk e kemi parë prej kohe dhe që mund ta sjellë vetëm një njeri që nuk është pjesë i të njëjtit grup politikanësh në pushtet.

Babai i saj nuk ka patur shumë sukses me votueset gjatë fushatës së tij, por mbrëmë Ivanka e përshkroi Donald Trumpin si mbështetës i grave që punojnë. Ajo përmendi se në kompaninë e babait, ka më shumë gra në poste drejtuese se sa meshkuj. Gratë paguhen aty njësoj si burrat për punën e bërë, dhe kur ato bëhen nëna, gjejnë mbështetje dhe jo probleme.

Ivanka i bëri thirrje vëzhguesve që ta gjykojnë Donald Trumpin në bazë të rezultateve të arritura prej tij. Dhe në bazë të vlerave me të cilat ka rritur fëmijët e tij, ose të kompanive që ai ka themeluar dhe vendet e punës që ka krijuar. Ajo tha se ai është njeriu më i kualifikuar për të udhëhequr një kompani me vlerë 18 triliardë dollarësh, siç e quajti ajo ekonominë e Amerikës.

XS
SM
MD
LG