Lidhje

Ivanka Trump: Nuk mendoj që media është armik i popullit


Ivanka Trump tha sot se nuk pajtohet me pohimin se shtypi është "armiku i popullit", një qëndrim ndryshe nga sulmet e shpeshta të Presidentit Donald Trump ndaj medias.

Në një ngjarje të sponsorizuar nga agjencia e lajmve Axios, këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë tha se ka qenë subjekt i raportimeve që ajo i cilësoi "si jo plotësisht të sakta", por tha megjithatë tha "se nuk mendon që media është armik i popullit''

Presidenti e ka etiketuar gjerësisht shtypin si "armik të popullit" dhe vazhdimisht akuzon gazetarët për përhapjen e "lajmeve të rreme", duke iu referuar atyre lajmeve që nuk pëlqen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG