Lidhje

Putin pret Gjorgje Ivanovin në Moskë


Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov u takua sot në Moskë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, disa javë pas trazirave të dhunshme brenda mjediseve e parlamentit të Maqedonisë.

Presidenti Putin tha se Rusia i ndjek nga afër zhvillimet në Maqedoni dhe shprehu kënaqësi që marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen.

Grupe protestuesish nacionalistë hynë me forcë muajin e kaluar në mjediset e parlamentit pas zgjedhjes së politikanit shqiptar Talat Xhaferri në postin e kryetarit të parlamentit. Mbi 100 vetë u dëmtuan si rezultat i dhunës së ushtruar nga protestuesit.

Bashkimi Evropian dhe aleanca e NATO-s, dy organizata ku Maqedonia aspiron të anëtarësohet e dënuan dhunën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG