Lidhje

Oliver Ivanoviç hyn në grevë urie


Politikani lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, është hedhur në grevë urie në burgun e Mitrovicës, me kërkesën për t'u mbrojtur në liri. Vendimi i tij vjen një ditë pasi që trupi gjykues i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ja zgjati masën e paraburgimit edhe për dy muaj.

Oliver Ivanoviç, po mbahet në paraburgim që nga janari i vitit 2014 kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur dhjetë shqiptarë humbën jetën gjatë trazirave në atë zonë.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit 2013, ishte kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG