Lidhje

Trazirat në Lindjen e Mesme shqetësojnë Izraelin


Viti 2013 solli më shumë trazira në Lindjen e Mesme. Pasojat e kryengritjeve popullore në disa vende vazhduan të ndihen. Për Izraelin kjo solli një reagim të përzier garancish dhe pasigurish. Le të ndjekim këtë material që na vjen nga Jeruzalemi.

Përpjekja për t’i dhënë fund programit të dyshuar bërthamor të Iranit, ishtë shqëtësimi më i madh për udhëheqësit e Izraelit. Të paktë janë ata që bësojnë se Irani me të vërtetë mendon ta braktisë programin, ekzistencën e të cilit e ka mohuar. Ephraim Kam është ekspert i Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

"Ata nuk mund të investojnë me aq shumë përpjekje dhe fonde për t’u ndalur tani, megjithëse janë në vështirësi ekonomike. Ata po përpiqen të manovrojnë, të bëjnë disa lëshime, të marrin sa më shumë sesa të japin dhe në kohën e duhur të vazhdojnë me programin e tyre bërthamor”.

Udhëheqësit izraelitë po ndjekin gjithashtu edhe luftën në Siri. Atyre u intereson që luftimet po tërheqin vëmendjen dhe po shpenzojnë burimet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj, Iranit dhe Hezbollahut. Por kjo situatë duhet të ndiqet, thotë Ely Karmon i Institutit Ndërkombëtar për Kundër Terrorizmin.

"Kush do ta kontrollojë territorin e gjerë që është tani nën kontrollin e dhjetra organizatave të vogla, xhihadistësh, salafistësh, disa prej të cilëve komandantë lokalë?”

Konflikti sirian i ka acaruar tensionet mes degëve suni dhe shiite të Islamizmit në gjithë rajonin. Ephraim Kam thotë se edhe kjo është në favor të Izraelit, megjithëse prania e aq shumë luftëtarëve është shqetësuese.

"Shqetësimi ynë është se do të vijë një moment kur luftimet të bien, këta persona do të përpiqen të na sfidojnë. Ky do të jetë një problem jo tani dhe jo menjëherë. Tani për tani ka vetëm incidente të vogla, por në të ardhmen, situata mund të ndryshojë”.

Grushti i shtetit në Egjipt ishte një zhvillim pozitiv për zyrtarët e Izraelit. Qeveria e re e Kajros ka marrë masa ndaj aktivitetit terrorist në Sinai pranë Izraelit dhe do që të dobësojë aktivitetin terrorist në Sinai pranë Izraelit dhe do që të dobësojë lëvizjen anti-izraelite Hamas që mbizotëron në Gaza.

Rifillimi i bisedimeve të paqes me palestinezët pas një ndërprerjeje tre vjecare ngjalli një farë shprese por shumë analistë nuk janë shumë optimistë. Ely Karmon thotë se të dyja palët pengohen nga radikalët.

"Mendoj se na duhet një marrëveshje e përkohëshme që t’u japë palestinezëve avantazhe simbolike territoriale në të ardhmen afatshkurtër, shumë më tepër liri qarkullimi dhe stimuj ekonomikë, si edhe një kuadër shumë të përgjithshëm që do t’i hapte rrugën një marrëveshjeje përfundimtare”.

Palestinezët janë pesimistë. Ata nuk besojnë se Izraeli është gati të bëjë lëshime, si ndalja e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, thotë Hadi Abdul Mahdi i Institutit Kërkimor PASSIA të Jeruzalemit Lindor.

"Ne jemi të kufizuar dhe do të vazhdojmë të jemi në një situatë që është më pak se autonomi, të qeverisur ushtarakisht nga izraelitët, nën kontrollin e fuqive perëndimorë dhe me njerëz mediokër në qeverisjen lokale”.

Udhëheqësit izraelitë thonë se janë të gatshëm të bëjnë lëshime por se duan garanci në fushën e sigurisë. Por duke pasur parasysh, numrin në rritje të incidenteve gjatë 2013-ës, kjo duket gjithnjë e më pak e mundur.
XS
SM
MD
LG