Lidhje

Izrael, ligj i ri për vendbanimet

  • Richard Green

Parlamenti i Izraelit miratoi një ligj të ri për vendbanimet, i cili pritet të përballet me sfidë ligjore dhe të shkaktojë zemërim në shkallë globale për Izraelin.

Parlamenti votoi mbrëmë me 60 vota pro dhe 52 kundër për legalizimin e 4 mijë vendbanimeve hebraike të ndërtuara në tokë që është në pronësi të palestinezëve në Bregun Perëndimor, ku ata duan të ndërtojnë shtetin e tyre.

Ligjvënës të opozitës e denoncuan ligjin, duke e quajtur atë aneksim de facto të Bregun Perëndimor.

Por ligjvënës nacionalistë thanë se populli hebre ka lidhje me atë tokë, prandaj ka të drejtë për të ndërtuar atje.

Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas tha se ligji i ri i Izraelit mund të sjellë mungesë të mëtejshme stabiliteti dhe kaos, ndërsa Organizata për Çlirimin e Palestinës e dënoi atë si një “grabitje e ligjëruar”.

XS
SM
MD
LG