Lidhje

9 të vrarë, qindra të plagosur në Rripin e Gazës


Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se një palestinez ka mbetur i vrarë dhe mbi 900 të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite të cilat përdorën dje municion luftarak dhe gaz lotsjellës për të mos lejuar palestinezët të kapërcenin barrierën ndarëse mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Dhuna shpërtheu pasi mijëra palestinezë organizuan një protestë pranë barrierës kufitare. Kjo është protesta e tretë e përjavshme dhe palestinezët kanë njoftuar se do t’i vazhdojnë protestat deri në mes të majit. Deri tani dhjetëra palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në këto protesta.

Ushtria izraelite tha se protestuesit kishin hedhur shishe benzine dhe mjete plasëse, ndërsa disa prej tyre kishin arritur të çanin gardhin që ndan Izraelin nga Gaza.

Protestuesit kërkojnë heqjen e bllokadës që Izraeli ka vënë prej vitesh mbi këtë territor dhe lejimin e kthimit të palestinezëve në lagjet ku jetonin të parët e tyre para se të dëboheshin me forcë ose të largoheshin pas krijimit të Izraelit në 1948.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG