Lidhje

Obama: Gaza nuk mund të mbetet përgjithmonë e shkëputur nga bota


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se territori palestinez i Gazës nuk mund të mbetet përgjithmonë i shkëputur nga bota.

Zoti Obama i tha gazetarëve në Washington të mërkurën se Gaza nuk mund ta mbajë veten dhe nuk është e aftë të sigurojë vende pune dhe rritje ekonomike për popullin e vet. Ai tha se nuk ka simpati për sunduesit e Hamasit në Gazë, por shtoi se duhet t'u ofrohen mundësi popullsisë së asaj zone.

Hamasi po kërkon që Izraeli dhe Egjpti ta heqin bllokadën ndaj Gazës, si kusht për një armëpushim afatgjatë me Izraelin. Bllokada synon që terroristët të mos bëjnë kontrabandë me armë në rajon, por ajo ka e ka ngrirë ekonominë e Gazës dhe i ka ndaluar njerëzit të udhëtojnë.

Presidenti tha se SHBA mbështesin bisedimet për armëpushimin që janë duke u mbajtur në Kairo mes delegacioneve izraelite dhe palestineze.

Izraeli thotë se do ta shtyjë armëpushimin 72 -orësh me militantët e Hamasit në Gazë, ndërsa në Kairo vazhdojnë bisedimet për një armëpushim afatgjatë.

Armëpushimi është në plan të skadojë të premten në mëngjes, sipas orës lokale. Izraeli nuk thotë se për sa kohë do që ta shtyjë armëpushimin, por një zyrtar i Hamasit në Kairo tha se ende nuk është arritur një marrëveshje.

Zyrtarët egjiptianë po mbajnë në Kairo bisedime të veçanta me delegacionet izraelite dhe palestineze lidhur me armëpushimin e propozuar afatgjatë.

Ata po ashtu po bisedojnë lidhur me çështjet që çuan në sulmet një mujore të Izraelit, në përgjigje të sulmeve me raketë nga Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se veprimet e Israelit janë të "justifikuara". Ai e cilësoi çdo viktimë mes civilëve një tragjedi, por një vepër e Hamasit, që i përdor civilët si mburoja njerëzore.

Izraeli kërkon çmilitarizimin e Gazës, ndërsa Hamasi këmbëngul që Izraeli dhe Egjipti të heqin bllokadën e tyre afatgjatë në rajon.

XS
SM
MD
LG