Lidhje

Rifillojnë bisedimet izraelito-palestineze


Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet në fund të muajit të ardhshëm në përpjekje për të forcuar marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës të nënshkruar muajin e kaluar.

Vendimi u mor të martën gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Egjipti, të cilat u shtynë për disa orë pasi palestinezët po shqyrtonin mundësinë e tërheqjes për shkak të vrasjes së dy anëtarëve të Hamasit nga Izraeli pak orë para fillimit të diskutimeve.

Izraeli thotë se dy burrat e vrarë rrëmbyen dhe vranë tre të rinj izraelitë në Bregun Perëndimor në muajin qershor.

Vrasja e adoleshentëve izraelitë shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve, duke kulminuar në një luftë të përgjakshme në Gaza nga korriku deri në gusht.

Zëdhënësi i ushtrisë, Peter Lerner tha të martën se trupat izraelite vranë Amer Ebu Aisheh dhe Marwan Qawasmeh në një shkëmbim me armë zjarri në një shtëpi në qytetin e Hebronit.

XS
SM
MD
LG