Lidhje

Jahjaga, thirrje për zgjidhjen e ngërçit


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u bëri thirrje të premten deputetëve të Parlamentit të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për ngërçin politik dhe të mundësojnë formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetë qershorit. Ajo i bëri këto komente gjatë një konference të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet më 12 shtator për të zgjedhur udhëheqjen e tij, që është kusht për ngritjen e institucioneve në bazë të zgjedhjeve parlamentare të tetë qershorit. Por, ende është e paqartë nëse kjo mbledhje do të gjejë ndonjë zgjidhje për ngërçin politik për shkak të qëndrimeve tërësisht të kundërta të partive politike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG