Aktorja Jane Fonda është një prej yjeve të Hollivudit që sfidon kohën dhe moshën e saj. Ajo thotë se tani në moshën 73 vjeçare është më e lumtur se asnjëherë në jetën e saj.
Në dallim nga ajo çka mund të mendojnë të gjithë njerëzit për moshën, Jane Fonda thotë se shumë njerëz janë më të lumtur në periudhën e tretë të moshës së tyre, që për Fondën nisi mbas viteve 1960.
“Duke qenë se isha e interesuar për ndryshimet e kësaj moshe, dhe duke patur shumë pyetje për këtë grupmoshë, vendosa të takohem me disa specialistë dhe grumbullova njohuritë e duhura që vendosa t’i botoj në një libër”- thotë aktorja e madhe.
“Prime Time” ose “Koha më e mirë” është titulli i librit i cili ka dalë në tregun amerikan.
Aktorja amerikane jep këshilla për ushqimin, shoqërinë si dhe marrëdhëniet intime në moshën e tretë, duke thënë se çelësi i këtij suksesi është optimizmi dhe mënyra se si e sheh veten përballë të tjerëve.
“Në këtë libër unë flas për shpirtin dhe për ndjeshmërinë njerëzore e cila nuk është e dukshme por është pjesë e jona, dhe pikërisht këtë element dhe ndjesi dua të ndaj me të gjithë ata që sot lexojnë librin tim” thotë aktorja e madhe e Hollivudit.