Lidhje

Aktivistë japonezë në një ishull të debatuar


Një grup aktivistësh japonezë arritën me not sot në bregun e një ishulli në Detin e Kinës Lindore, mbi të cilin kanë pretendime territoriale si Japonia edhe Kina.

Zbarkimi i tyre në ishull ndodh vetëm disa ditë pasi Japonia deportoi një grup nacionalistësh nga Hong Kongu që organizuan një protestë të ngjashme.

Rreth 10 aktivistë nga një grup prej afro 100 vetësh që kishin ardhur me varka, realizuan një zbarkim të paligjshëm në ishullin e pabanuar dhe shpalosën flamurin japonez para se të ktheheshin me not deri tek varkat.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi sot se Pekini ka dorëzuar një notë proteste kundër Japonisë dhe i ka bërë thirrje Tokios të ndalë çdo akt që cënon sovranitetin e Kinës.
XS
SM
MD
LG