Lidhje

Të paktën 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut


Autoritetet në Japoni thanë se të paktën 100 veta kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Japoninë Jugperëndimore.

Më shumë se 65 të tjerë vazhdojnë të llogariten të zhdukur dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit dhe viktimat nëpër rrënojat e fshatrave të goditura në Japoninë perëndimore dhe qendrore.

Agjencia Meteorologjike lëshoi një "paralajmërim emergjence" të rrallë, pasi që shirat "historike" gjithandej rajonit çuan në fryrjen e lumenjve dhe rrëshqitje të dheut.

Kryeministri Shinzo Abe, tha se 73 mijë trupa dhe punonjës të emergjencave po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Situata detyroi kryeministrin Abe të anulojë udhëtimet e planifikuara në Belgjikë, Francë, Arabi Saudite dhe Egjipt gjatë kësaj jave.

Zyrtarët thanë se më shumë se 26 centimetra shi ranë brenda tre orësh në prefekturën e Kochit.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre. Më shumë se 3.1 milionë të tjera janë vënë në alarm dhe janë paralajmëruar se mund të jenë të detyruar të evakuohen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG