Lidhje

Japoni: Rrjedhje e re uji radioaktiv


Rregullatorët bërthamorë japonezë po shprehin shqetësim të madh lidhur me një rrjedhje të re të ujit radioaktiv që u zbulua këtë javë në uzinën bërthamore të Fukushimës.

Autoriteti i Rregullimit Bërthamor tha sot se ka në plan ta rrisë nivelin e paralajmërimit nga niveli një i anormalitetit, në nivelin tre, të “incidentit serioz”, sipas shkallës ndërkombëtare për rrjedhjet radioaktive.

Shkalla e rrezikshmërisë është nga 0 në 7, ku niveli 7 është më i rrezikshmi për njerëzit. Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios TEPCO, tha dje se të paktën 300 tonë ujë radioaktiv ka rrjedhur nga një fuçi në objektin që ndodhet rreth 100 metra larg brigjeve të Oqeanit Paqësor. Rezervuarët me ujë radioaktiv kanë patur edhe më parë rrjedhje, por operatorët thonë ky rast është më seriozi dhe kanë pranuar se ajo është derdhur në Oqean.
XS
SM
MD
LG