Lidhje

Kryeministri japonez, vazhdon vizitën në SHBA


Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe po kombinojnë punën me biznesin, në ditën e dytë të vizitës së udhëheqësit japonez në Shtetet e Bashkuara.

Një ditë pasi Presidenti amerikan tha se aleanca SHBA-Japoni, është guri i themelit të stabilitetit në Azi-Paqësor, dy udhëheqësit luajtën golf pranë rezidencës së zotit Trump, në Palm Beach të Floridës.

Sot ata vazhdojnë diskutimet gjatë gjithë ditës.

Para se autokolona presidenciale të arrinte në pistën e golfit, kaloi në një kryqëzim ku disa protestues mbanin pankarta, disa prej të cilave shkruanin “Ndal urrejtjes” dhe “Rezisto”.

Në Uashington të premten, dy udhëheqësit filluan bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, ku rikonfirmuan angazhimin për një traktat të sigurisë dhe për të përforcuar marrëdhënien e tyre ekonomike.

Zoti Abe tha të premten se ai dhe zoti Trump kishin arritur një marrëveshje për një kuadër të ri për bisedime ekonomike dhe se marrëveshja tregëtare e Partneritetit Trans-Atlantik do të ishte një nga temat e diskutimit, Zoti Trump tha se çdo marrëdhënie tregëtare mes dy vendeve duhet të jetë “e lirë, e balancuar dhe reciproke”.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG