Lidhje

Rritja më e madhe në bursën japoneze në 7 vjet


Tregjet e aksioneve në Japoni sot shënuan ngritjen më të madhe në rreth 7 vjet, pasi kryeministri Shinzo Abe premtoi se do të ulë taksat për korporatat.

Indeksi kryesor, Nikkei shënoi një rritje prej 7.7 për qind, shifra më e lartë që nga tetori i vitit 2008.

Edhe në vende të tjera aziatike, tregu i aksioneve shënoi rritje: indeksi kryesor i Hong Kongut u rrit 4 për qind, Kospi i Koresë së Jugut u rrit 2.8% dhe ai i Shangait 2.3%.

Investitorët duket se u inurajuan nga deklarata e kryeministrit Abe, i cili u zotua se vitin e ardhshëm do t’i ulë taksat e korporatave japoneze, që janë ndër më të lartat në botë.

Në fakt aksionet aziatike ndoqën prirjen e Wall Street-it, në Nju Jork, që dje shënoi rritjen e dytë më të madhe për këtë vit.

Tregjet botërore të aksioneve janë luhatur së tepërmi muajt e fundit, mes shqetësimeve për ngadalësimin ekonomisë kineze, e dyta më e madhja në botë.

XS
SM
MD
LG