Lidhje

Japonia thekson aleancat përballë rrezikut koreano-verior


Kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut, është kritik dhe kërkon një përgjigje të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut, tha sot Ministri japonez i Mbrojtjes Itsunori Onoderat.

Sipas zoti Onodera kërcënimi që paraqet Koreja e Veriut është rritur në nivel të paprecedentë. Situata sipas tij ka nevojë për një përgjigje që përputhet me këtë nivel kërcënimi.

Deklarata u bë përpara takimit me homolëgët e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis ishte më i rezervuar në komentet e tij, por ai e kritikoi Phenianin për mospërfillje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kundër programeve të tij bërthamore.

Zoti Mattis tha se “provokimet e Koresë së Veriut kërcënojnë sigurinë rajonale dhe globale”. Vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes në rajon bëhet në prag të udhëtimit të parë të presidentit Donald Trump në Azi, në fillim të nëntorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG