Lidhje

Jemen, vritet një punonjës i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se një pjesëtar i stafit të tij është vrarë në Jemen.

Zyrtarë të sigurisë thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press se 37-vjeçari Hanna Lahoud nga Libani u qëllua për vdekje nga persona të armatosur që hapën zjarr ndaj një makine të organizatës.

Nuk është e qartë sa persona kishte në makinë dhe nëse ka pasur lëndime apo viktima të tjera.

Jemeni është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm që nga viti 2015 që ka shkaktuar zhvendosjen e mbi 2 milionë banorëve brenda vendit dhe ka sjellë si rrjedhojë krizën më të madhe humanitare në botë. Më shumë se 22 milionë vetë janë në nevojë të ndihmave humanitare. Vendi përballet me një kolaps të shërbimeve sociale dhe pjesa më e madhe e popullsisë nuk kanë mënyra për të siguruar jetesën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG