Lidhje

Luftime të ashpra në Jemen


Në Jemenin jugor sot pati përleshje të ashpëra mes rebelëve shiitë huthi dhe forcave besnike me presidentin e vendit, ndërsa Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ndeshi me vonesa në dërgimin e ndihmave tepër të nevojshme.

Rebelët huthi u përpoqën të forcojnë pozicionet e tyre në qytetin-port të Adenit. Dëshmitarët thonë se anije luftarake të huaja qëlluan me predha brenda dhe në rrethinat e qytetit. Po ashtu sulmet ajrore nën drejtimin e sauditëve goditën një bazë ajrore në veri të qytetit, duke i detyruar luftëtarët huthi të largohen nga rajoni.

Sips burimeve spitalore, në 24 orët e fundit në Aden janë vrarë rreth 50 persona.

Avionët e koalicionit, po ashtu kryen sulme ajrore në kryeqytetin Sana'a, duke goditur pika kontrolli të sigurisë dhe një tjetër kompleks ushtarak që përdoret nga rebelët.

XS
SM
MD
LG