Lidhje

Bregu i Gjelbër, qyteti amerikan pa internet


Qasja ndaj internetit nuk është njëlloj në gjithë Amerikën. Gjithmonë ka pasur një ndarje midis zonave rurale dhe urbane kur vjen puna tek dixhitalizimi. Në një qytet të vogël, vetëm katër orë larg Uashingtonit, nuk ka fare shërbim interneti. Kjo sepse në Bregun e Gjelbër, në Virxhinian Perëndimore, ndodhet radio teleskopi më i madh i komandueshëm në botë dhe interneti apo gjithçka tjetër e ngjashme që krijon valë elektromagnetike, si soba me mikrovalë, janë të ndaluara. Korrespondentja Lesya Bakalets shkoi në Bregun e Gjelbër për të parë se si jetohet pa internet.

Kur shkon në Bregun e Gjelbër, e kupton shpejt se duhet të orientohesh siç bënim dikur: me anë të tabelave. Sa më shumë i afrohesh qytetit të Virxhinian Perëndimore, aq më pak shenja jete jep GPS-i. Qyteti ka dy kisha, një shkollë fillore, një bibliotekë dhe mbi të gjitha, radio teleskopin më të madh në botë.

Sherry menaxhon dyqanin më të madh në Bregun e Gjelbër. Ajo ka lindur këtu, ndaj mungesa e internetit i duket normale.

"Po, ne jemi ndryshe. Shumë njerëz do të thoshin se jetojmë si qëmoti, por kjo nuk na bën përshtypje, se kështu kemi jetuar gjithmonë," thotë banorja Sherry Chestnut.

Në murin e dyqanit është vendosur një objekt nga e kaluara, një telefon, e vetmja mënyrë për të telefonuar dikë në Bregun Perëndimor.

Nuk ka shërbime interneti këtu. Bregu Perëndimor ka ngecur në kohë, diku në vitet ’50. Është një zonë prej 33,000 kilometrash katrorë, e cila ka rënë në qetësi të plotë... kullat e operatorëve telefonikë janë të ndaluara. Gjë që banorëve nuk u prish punë, sepse këtu ka plot telefonë me pagesë.

Sa më tepër i afrohesh teleskopit, aq më të mëdha kufizimet. Sendet që komandohen në largësi me radio, përfshirë lodrat, nuk mund të përdoren në një rreze prej 16 kilometrash përreth observatorit. Është rreptësisht e detyrueshme të biesh dakord me këto kushte.

"Kjo pajisje më lejon të kap edhe sinjalet më të dobta që mund të ndikojnë te teleskopi," shpjegon një teknik.

Jonah Bauserman luan rolin e “policit” teknik. Nëse ai dyshon që ka një sinjal të palejuar, vjen dhe kontrollon për pajisje të ndaluara. Madje edhe punonjësit e Teleskopit punojnë në një dhomë të veçantë, e cila i ngjan një sarkofagu, që nuk lejon valët elektromagnetike të dalin jashtë.

"Imagjinoni një nëndetëse, ku uji nuk mund të depërtojë. Kjo dhomë është një nëndetëse elektrike. Valët elektromagnetike nuk mund të depërtojnë këtu, sikurse ti nuk kalon dot nga ana tjetër e murit”.

Holsteini thotë se vetëm një herë në javë, kur është dita e mirëmbajtjes, ndonjë pajisje e ndaluar edhe mund të lejohet t’i afrohet teleskopit. Sot po na lejon neve të xhirojmë me kamerën tonë.

Teleskopi i Bregut Perëndimor, i madh sa një fushë futbolli, është kaq i ndjeshëm, saqë mund të kapë valë nga një botë jashtëtokësore.

Dhe shkencëtarët mezi po presin që kjo të ndodhë.

"Të gjitha valët që teleskopët kapin për momentin vijnë nga trupa qiellorë, si yjet, galaktikat. Akoma nuk kemi valë nga ndonjë qytetërim inteligjent" thotë shkencëtari Richard Lynch.

Vendasit e respektojnë punën e shkencëtarëve dhe janë të lumtur pa internet.

"Kur duam të takohemi me miqtë, lidhemi me ta përmes një telefoni të thjeshtë. Dhe në vend që të ulemi përpara një ekrani, ne bisedojmë, shkojmë për peshk, ngjitemi në mal” thotë një banor.

Për të marrë vesh ngjarjet e fundit, vendasit lexojnë gazetën e përjavshme të qytetit. Kur i duhet një numër telefoni, Sherri e gjen në numuratorin telefonik. Dhe në vend të Facebook-ut, ajo kënaqet duke biseduar çdo ditë me klientët. Në këtë qytet, të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe bisedojnë ballë për ballë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG