Qindra vetë dolën dje para ndërtesës së Kapitolit, jo për të përcjellë ndonjë mesazh politik, por për një praktikë joge.
Me nismë të ambasadër indiane në Uashington, u hapën tapetet e jogës nën hijen e selisë së Kongresit amerikan në emër të paqes dhe harmonisë fizike e shpirtërore në një qytet të ngërthyer në përplasje politike.
Katër vjet më parë, Kombet e Bashkuara shpallën 21 qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Jogës dhe në të gjithë botën ambasadat indiane organizojnë aktivitete të ndryshme për afro një javë në rrugë e sheshe publike.
Këtë vit Kombet e Bashkuara do ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Jogës të mërkurën më 20 qershor.
Joga njihet për vlerat kuruese për probleme stresi, përqëndrimi mendor, por edhe të koordinimit fizik. Por ajo ka edhe një simbolikë të fortë filozofike si aktivitet që thekson reflektimin dhe paqen e brendshme.
Facebook Forum