Lidhje

Ende i paqartë fati i pengjeve të ISIS


Familjet e një gazetari dhe një piloti ushtarak jordanez vazhdojnë të jenë në pritje të një njoftimi për fatin e të afërmve të tyre, ndërsa skadoi edhe një tjetër afat për shkëmbimin e tyre të mundshëm me një të burgosur. Nuk ka patur komente nga grupi Shteti Islamik që i ka marrë ata peng.

Një mesazh në audio, që pretendonte të ishte i gazetarit Kenji Goto, thotë se piloti, Mu'ath al-Kasaesbeh, do të vritej menjëherë, në se Jordania nuk do të lironte deri dje në perëndim të diellit Sajida al-Rishawi, një grua irakiane në pritej të dënimit me vdekje në Jordani për rolin e saj në sulmin vdekjeprurës me bombë në Amman rreth 10 vjet më parë.

Jordania tha dje se do të shqyrtonte mundësinë e lirimit të Rishawit, vetëm pasi të ketë prova se piloti Kasaesbeh është ende gjallë.

Regjistrimi në audio që mendohet të jetë zëri i Gotos, nuk premton që ndonjëri prej pengjeve të lirohet në këmbim të të burgosurës irakiane.

XS
SM
MD
LG