Një oficer i policisë jordaneze vrau dy amerikanë dhe një afrikano-jugor para se forcat lokale ta vrisnin autorin në një qendër stërvitore pranë Amanit.
Burimet e sigurisë thonë se ai gjithashtu plagosi dy trajnues amerikanë dhe katër jordanezë në Qendrën Ndërkombëtare Stërvitore të Policisë në Jordani.
Një zëdhënës i qeverisë jordaneze thotë se ka filluar një hetim për të përcaktuar “motivet e krimit”.
Qeveritë amerikane dhe jordaneze nënshkruan në vitin 2003 një marrëveshje për ngritjen e kësaj qendre për të trajnuar dhjetra mijëra oficerë nga Iraku fqinjë.