Policia iu rikthye operacioneve kundër kultivimit të marijuanës në jug të Shqipërisë ndërkohë që përmasat e kësaj dukurie po rriten pothuajse në çdo zonë të vendit. Autoritetet policore po përballen me një rikthim të mundshëm të trafiqeve ndërkufitare të lëndëve narkotike. Reforma e re territoriale e bën edhe më të vështirë luftimin e drogës sepse me hartën e re dhjetëra njësi vendore nuk do të funksionojnë më.