Lidhje

Juria federale, padi kundër ish-senatorit Edwards


Juria federale, padi kundër ish-senatorit Edwards
Juria federale, padi kundër ish-senatorit Edwards

Një juri federale ka ngritur padi ndaj ish senatorit dhe kandidatit presidecial të vitit 2008, John Edwards, nën akuzat se ka shkelur ligjet financiare të fushatës duke përdorur donacione politike për të fshehur një lidhje jashtë martesore që çoi më pas në shtatëzani.

Padia u ngrit sot në shtetin e Karolinës së Veriut të zotit Edwards. Ndaj tij janë ngritur gjashtë çështje, një për konspiraci, katër për kontribute ilegale të fushatës dhe një rast për deklerata të rreme.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti Edwards dyshohet se ka pranuar më shumë se 900 mijë dollarë në përpjekje për të fshehur fakte nga publiku për të cilat besonte se do të demtonin kadidaturën e tij. Në bazë të padisë, thuhet se zoti Edwards e kishte ditur se publikimi i marrëdhënieve jashtëmartesore dhe shtatëzania do të ulnin vlerat e imazhit të tij dhe do ta detyronin fushatën të përqendrohej në reagimet ndaj kritikave dhe raporteve të medias.

Çështja ka të bëjë me paratë e paguara ndaj të dashurës së zotit Edwards, Rielle Hunter, dhe ish ndihmësit, Andrew Young, i cili fillimisht tha se ishte babai i bebes që politikani Edwards e kishte me zonjën Hunter.

Prokurorët thonë se fondet duhet të ishin regjistruar si donacione për fushatën. Por avokatët e zotit Edwards thonë se paratë ishin dhurata që synonin të mbanin të fshehur marrëdhëniet intime nga bashkëshortja e zotit Edwads, Elizabeth, e cila vdiq vitin e kaluar pas një beteje me kancerin.

XS
SM
MD
LG