Lidhje

Konsultime publike për reformën në drejtësi


Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, i ngritur nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, zhvilloi sot në Shkodër një konsultim publik mbi projektin e ndryshimeve kushtetuese që parashikohen nga reforma në sistemin e drejtësisë.

Ekperti ndërkombëtar pranë OSBE-së, Arthur Graham, i cili drejtoi takimin, tha se janë propozuar 53 ndryshime kushtetuese, që ndikojnë në të gjithë sistemin e drejtësisë dhe që u japin zgjidhe problemeve të identifikuara. Në këtë fazë, shtoi ai, është e rëndësishme të kuptohet përfshirja e Komisionit të Venecias në këtë proces.

Komisioni i Venecias është duke luajtur një rol kryesor në këtë moment. Projektligji për ndryshimet e Kushtetutës ju dërgua Komisionit të Venecias në 13 shtator. Ekspertët nga Komisioni i Venecias zhvilluan takime në 2 dhe 3 nëntor dhe pastaj Komisioni do të japë një mendim paraprak në datën 4 dhjetor. Dhe, në fund, një raport zyrtar nga Komisioni mund të dalë rreth datës 19 dhjetor. Tani është periudha ideale për ju që të angazhoheni në një dialog kombëtar.

Zoti Graham tha se takimi është pjesë e raundit të dytë të konsultimeve për reformën në sistemin e drejtësisë dhe ftoi pjesëmarrësit, nga gjyqësore dhe shoqëria civile, që të paraqesin mendimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në të mirë të përmirësimit të projektligjit për ndryshimet në Kushtetutë, ndryshime këtom që lidhen me reformën në sistemin e drejtësisë.

XS
SM
MD
LG