Lidhje

Sulm vetëvrasës në Kabul - dhjetëra të vrarë


Një sulm vetëvrasës më makinë bombë i kryer nga një sulmues taleban në Kabul, la pas vetes të paktën 35 të vrarë dhe 40 të plagosur.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, duke konfirmuar pasojat, tha se sulmuesi përplasi makinën e mbushur me mjete shpërthyese mbi një minibus të mbushur me punonjës civil të qeverisë në pjesën perëndimore të qytetit.

Shpërthimi ndodhi derisa minibusi po kalonte në një treg të ngarkuar, duke shkaktuar viktima në mesi e blerësve dhe kalimtarëve, thanë dëshmitarët.

Zyrtarët mjekësor presin që të rritet numri i viktimave.

Zëdhënësi u policisë në Kabul, i tha Zërit të Amerikës se viktimat ishin kryesisht punonjës të industrisë së minierave dhe naftës.

Talebanët morën përsipër përgjegjësinë duke theksuar se sulmuesi i tyre kishte vënë në shënjestër dy minibusë që po bartnin personel të agjencisë afgane të zbulimit dhe 38 prej tyre ishin vrarë.

Kryengritësit zakonisht rrisin numrin e viktimave në sulme të tilla.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, dënoi sulmin mbi civilët duke e cilësuar atë si qyqar.

Kombet e Bashkuara tërhoqën vërejtjen se konflikti i armatosur në Afganistan ka shkaktuar një valë viktimash civile të pashembullta në gjashtë muaj e parë të vitit 2017.

Misioni i ndihmës i OKB-së në Afganistan ka dokumentuar vdekjen e 1 mijë e 700 civilëve që nga një janari deri më 30 qershor, ndërsa vetëm në Kabul kanë humbur jetën 20 për qind e tyre.

Shpërthimi vdekjeprurës i së hënës pasoi pohimet e talebanëve se njëri nga tre sulmuesit vetëvrasës që sulmuan forcat afgane në krahinën jugore të Helmandit javën e kaluar, ishte djali i mesëm i Hibatullah Akhundzadas, udhëheqësi suprem i kryengritjes Islamike.

Zyrtarët qeveritar i cilësuan pohimet si të pasakta dhe propagandë. Qeveria afgane për një kohë të gjatë ka pohuar se udhëheqësit talebanë dhe familjet e tyre qëndrojnë në Pakistanin fqinjë ose në Katar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG