Lidhje

Policia greke bllokon për 9 orë kufirin në Kakavijë


Autoritete greke njoftuan palën shqiptare se do të bllokojnë plotësisht kufirin në Pikën e Kakavijës, më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë. Bllokimi do të realizohet të hënën prej orës 03 të mëngjesit deri në orën 12 të mesditës. Policia shqiptare u kërkoi shtetasve shqiptarë të përdorin pikëkalimet e tjera me vendin fqinj për të hyrë apo dalë nga kufiri grek.

Policia greke tha se ndërprerja e qarkullimit si të njerëzve dhe të mjeteve vjen prej ndërhyrjeve riparuese në sistemet komjuterike të policisë kufitare greke. Sistemi i vjetëruar ka sjellë shpesh probleme për lëvizjen në kufi duke krjijuar radhë të gjata të udhëtarëve dhe mjeteve.

Pak ditë më parë pika doganore greke u bllokua për 24 orë për shkak të nje greve të nëpunësve të sektorit doganor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG