Lidhje

Kampingje për përpunimin e marijuanës në zonat malore


Policia në Jug të Shqipërisë po zbulon një formë të re të përpunimit të marijuanës, atë në kampingjet malore.

Gjatë operacioneve të fundit në Këlcyrë dhe Memaliaj, dy zona që këtë vit kanë kultivuar masivisht marijuanë, janë gjetur dhjetëra kilogramë marijuanë, disa mijëra bimë në procesin e tharjes, si dhe armë dhe municione në mjedise të përshtatura si kampingje.

Policia nuk ka arritur të arrestojë organizatorët e trafikut dhe kultivimit në këto zona. Gjatë operacioneve sipas burimeve policore janë zbuluar në kampingje kushte strehimi dhe ushqimi dhe armë automatike që shërbenin për ruajtjen e marijuanës. Policia nuk ka dhënë detaje për punëtorët që përfshihen në aktivitetin e përpunimit dhe si ata arrijnë në këto zona të thella pa u zbuluar nga forcat policore.

Po ashtu asnjë nga qeveritë vendore nuk është bërë përgjegjëse për mosadministrimin e zonave pyjore të cilat janë zënë forcërisht nga grupet e trafikantëve. Sipas vetë banorëve ka pasur raste që trafikantët nuk lejojnë t`u afrohet këtyre zonave edhe popullsia civile.

XS
SM
MD
LG