Lidhje

Talibanët vrasin dhjetëra ushtarë afganë


Zyrtarët afganë thanë se talibanët kryen dy sulme vetëvrasëse me makina në një kamp të ushtrisë në krahinën e Kandaharit dhe në luftimet disaorëshe vranë të paktën 43 ushtarë.

Ministria e Mbrojtjes tha se nëntë ushtarë janë plagosur ndërsa gjashtë llogariten të zhdukur. Zyrtarët thanë se të paktën dhjetë kryengritës talibanë janë vrarë gjatë sulmit.

Talibanët morën përsipër përgjegjesinë nëpërmjet një deklarate dërguar medieve.

Forcat afgane janë vënë në përpjekje për të luftuar kryengritësit talibanë që kur forcat amerikane dhe të NATO-s përmbyllën misionin e tyre luftues në fund të vitit 2014.

Ndërsa në një pritë të talibanëve në krahinën veriore Balkh të mërkurën mbrëma u vranë gjashtë pjesëtarë të policisë, tha Shir Jan Durani, zëdhënës i policisë krahinore.

Dy ditë më parë në dy sulme në krahinën Paktia, u vranë të paktën 80 veta dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG