Lidhje

Kandidatët e mundshëm për postin e kreut të ri të FMN-së


Kandidatët e mundshëm për postin e kreut të ri të FMN-së
Kandidatët e mundshëm për postin e kreut të ri të FMN-së

Një numër ekonomistësh jo-evropianë po shihen si kandidatë të mundëshëm për të drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar pas dorëheqjes së Dominique Strauss-Kahn. Për dekada, vetëm evropianët janë zgjedhur për të drejtuar FMN-në ndërkohë që bota financiare ngre dyshime nëse kjo traditë mund të ndryshojë këtë vit.

Fuqitë udhëheqëse ekonomike të botës patën rënë dakord kur u themelua FMN-ja dhe Banka Botërore, pas Luftës së Dytë Botërore, se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të ndajnë postet kryesore në të dy institucionet financiare. Situata ekonomike ka ndryshuar dukshëm gjatë gjysmës së shekullit, por marrëveshja ka vazhduar ndërkohë që FMN-ja ka shtuar influencën, duke koordinuar politikat ekonomike dhe shërbyer si instrument këshillues dhe huadhënës për 187 vendet anëtare.

Deri tani, kandidatët nga vendet jo-evropiane përfshijnë ish ministrin e financave të Afrikës së Jugut Trevor Manuel dhe ministrin e financave të Singaporit Tharman Shanmuharatnam. Po ashtu janë përmendur në organet e shtypit edhe emrat e shefit të Bankës Qendrore të Brazilit Arminio Fraga, shefave të bankës qendore kazake Grigory Marchenko dhe bankës indiane Montek Singh Ahluwalia.

XS
SM
MD
LG