Lidhje

Kandidati për postin e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit premton për bashkëpunim më të mirë të agjencive amerikane


Gjenerali në pension i Forcave Ajrore Raymond Clapper përdori një ton të ashpër gjatë përballjes së tij me Komisionin e Senatit për Zbulimin. Një veteran me përvojë 46 vjeçare në fushën e zbulimit, Clapper tha se agjencitë e zbulimit kanë nevojë për një udhëheqës më të rreptë dhe se ai synon të bëhet i tillë në postin e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit që njihet shkurtimisht DNI.

Nuk do të kisha rënë dakord për postin nëse do të isha vetëm një titullar formal apo thjesht sa për postin. Besoj se posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar është i nevojshëm. Edhe nëse është në formën e ndërtimit, është e nevojshme të jetë e qartë, e përcaktuar për kreun që drejton komunitetin e zbulimit që të ushtrojë drejtimin dhe kontrollin mbi të gjitha agjencitë.

Duke ju përgjigjur pyetjes së një senatori, gjenerali Clapper i cili sherben në postin e Nënsekretarit të Mbrojtjes për Zbulimin, tha se Drejtori Kombëtar i Zbulimit ka autoritet mbi drejtorin e CIA-s , një çështje kjo për të cilën kritikët thonë se mesa duket do të shkaktojë kritika ndaj Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

Posti i Drejtorit Kombtar të Zbulimit u krijua në vitin 2004 si reagim ndaj sulmeve terroriste të vitit 2001 në New York dhe Washington. Ideja ishte për të nxitur bashkëpunimin dhe ndarjen e informacioneve mes 16 agjencive që përbëjnë komunitetin amerikan të zbulimit.

Por kritikët thonë se ligjërisht, Drejtori Kombëtar i Zbulimit nuk ka autoritet të vertetë mbi buxhetin apo operacionet. Për më tepër, agjencitë deshtuan të interceptojnë komunikimet në të paktën dy komplote terroriste, njëri ishte për të hedhur në erë një aeroplan që vinte në Shtetet e Bashkuara nga Evropa nga fundi i vitit të kaluar dhe një tjetër këtë vit për të realizuar një shpërthim në Times Square në New York.

Por Clapper, i cili do të jetë personi i kartë në postin e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit që nga krijimi, thotë se pararendësit e tij nuk e kishin shfrytëzuar me efikasitet peshën që ofron kjo zyrë.

Besoj se aktualisht ka autoritet të konsiderueshëm, ose eksplicite në ligj apo të nënkuptuar që mund të interpretohet. Sipas mendimit tim, kjo çështje në të kaluarën është nënkuptuar ndryshe. Synimi im është që kjo të tejkalohet, për të testuar limitet se ku mund të zgjerohen keto autoritete.

Personeli dhe kontraktorët e agjencive të zbulimit kanë njohur një rritje të stermadhe që nga viti 2001, çfarë ka nxitur shpenzime masive, luftëra burokratike dhe përpjekje të tepruara.

Senatorja Barabara Mikulski e vuri theksin tek siguria e internetit si një fushë ku keto probleme janë të shfrenuara.

Kur flasim për sigurinë kibernetike, struktura qeverisëse është si kaçamak. Nuk ka qartësi, nuk dihet se kush është në drejtim. Nuk ka metoda për të shuar mosmarrëveshjet apo përplasjet.

Detaje të reja rreth rritjes së tejskajshme në atë që senatorja Olympia Snowe e quajti megaburokraci, dolën në pah këtë javë në gazetën The Washington Post.Por zoti Clapper e minimizoi artikullin në fjalë dhe akuzoi autorin e shkrimit për lajm sensasional. Ai tha se disa përpjekje të dyfishta në fushën e zbulimit mund të jenë një gjë e mirë.

Ka raste, sikurse ka patur në historinë e zbulimit, ku ka patur vendime të vetdijëshme për përpjekje të dyfishta. Bërja e punës për së dyti të një njeriu shërben si analizë sfiduese për dikë tjetër. Pra është një sasi e caktuar e kësaj përpjekjeje që ndodh dhe mendoj se kjo përbën një kontroll dhe balancë të duhur. Nuk dua të them se kjo është plotësisht efikase dhe pa humbje por agjencitë mundohen që ta eleminojnë këtë.

Zoti Clapper tha se rritja e dukshme e përdorimit të kontraktorëve për detyra zbuliomi ishte e nevojshme për rritjen e aftësive të zbulimit pas sulmeve terroriste të vitit 2001. Por ai tha se varësi do të reduktohet. Gjenerali në pension i Forcave Ajrore e pranoi se personeli në zyrat qendrore të Drejtorit Kombëtar të Zbulimit ishte rritur shumë dhe se kontraktorët atje do të shkurtohen.

XS
SM
MD
LG