Lidhje

Kapet personi i cili sulmoi ambasadën turke në Izrael


Një burrë palestinez i cili u fut me forcë në ambasadën turke në Izrael dhe kërkoi azil politik të martën, u është dorëzuar autoriteteve izraelite.

Policia e shoqëroi Nadim Injaz-in jashtë ambasadës drejt një ambulance izraelite e cila e dërgoi atë në spital për trajtim për plagosje me armë zjarri nga rojet e sigurisë së ambasadës.

Më herët, Injaz u fut me forcë në ambasadën turke në Tel Aviv. Përmes një telefonate në një stacion televiziv izraelit, ai kërcënoi të shkatërronte ndërtesën me eksplosivë dhe lëndë djegëse nëse nuk i jepej azili.

Një ligjvënës arabo-izraelit i cili foli me Injaz-in përmes telefonit tha se ai kishte marrë peng konsullin e përgjithshëm turk dhe gruan e tij, por se ata kishin qënë në gjendje të shpëtonin.

Njoftimet thonë se Injaz ishte i armatosur kur u fut në ambasadë përmes një dritareje dhe se u plagos nga rojet e sigurisë.

XS
SM
MD
LG