Lidhje

Bllokohet për 24 orë Pika Kufitare e Kapshticës


Autoritetet shqiptare njoftuan bllokimin për 24 orë të Pikë së Kapshticës në Juglindje të vendit në kufi me Greqinë. Dogana,sipas burimeve zyrtare, nuk do të funksionojë deri mesditën e së dielës si pasojë e grevës së fermerëvë grekë që po zhvillohet prej gati një muaji.

Fermerët mbajnë të bllokuar me traktorë disa segmente të rrugëve kryesore në Greqi dhe të shtunën pritet te zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit grek. Bllokimi i Pikës së Kapshticës është rikthyer në një ritual tre javët e fundit dhe krahas lëvizjes së njerëzve ka sjellë probleme edhe për qarkullimin tregëtar.

Radhët e kamionëve tregëtare janë shfaqur në kufi ndërsa në jo pak herë drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndjekin itinerare të ndryshme brenda Grease për t`i shpëtuar bllokimeve të autostradave nga fermerët. Greva e fermerëve në Greqi vlerësohet si nga më të fuqishmet që pas ardhjes në pushtet të Partisë Syriza të Kryeminstirt Cipras. Fermerët kundërshtojnë disa plane të qeverisë për reformën e pensioneve, dhe për taksat e reja që duhet të paguajnë.

XS
SM
MD
LG